Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Një "regjisor" nga Finlanda për mesfushën e SKËNDERBEUT, korçarët pranë goditjes së madhe (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Një "regjisor" nga Finlanda për mesfushën e

Skënderbeu ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të këtij sezoni futbollistik, por ende nuk ka bërë asnjë përforcim. Drejtuesit korçarë po punojnë maksimalisht për të sjellë në skuadër dy afrime, të cilat priten të jenë tejet cilësore.

Newsport.al ka mësuar nga burime të sigurta se Xhevdet Gela është një nga futbollistët që pritet të afrohet në këtë merkato janari. 29-vjeçari luan si mesfushor qendre dhe tashmë ka shpalosur në tryezën e korçarëve kërkesat e tij.

Bisedimet janë në rrugën e duhur, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla që gjithçka të mbyllet me sukses. Shtatlarti nga Kosova luan në Finlandë me skuadrën e Lahtit. Këtë sezon futbollistik është aktivizuar në 14 ndeshje, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Në total, në karrierën e tij ka shënuar 23 gola. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga