Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Nga derbi i kryeqytetit, te përballja e "zjarrit" në Kamëz e deri te transferta e VLLAZNISË, FSHF-ja zgjedh "bilbilat" e javës së 33-të (GJYQTARËT)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Nga derbi i kryeqytetit, te përballja e "zjarrit"

Superliga zbret në fushë pasdite në orën 16.00, me takimet e rradhës. Newsport.al ka mësuar edhe arbitrat që do vendosin drejtësi sot. Bylis-Vllaznia është një sfidë që luhet për objektiva të ndryshme, teksa i është besuar Kreshnik Bajramajt, me këtë të fundit që do ndihmohet edhe nga Nertil Bregasi dhe Laver Alla.

Kastrioti-Teuta do "dirigjohet" nga Kreshnik Cjapi, i cili do ketë mbështetjen edhe të Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova.  Gjyqtar kryesor në Apolonia-Kukësi është vendosur Blerim Ziri. Erind Burgu, Elvis Gjoka dhe Olsid Ferataj do jenë ndihmësit e tij.

Juxhin Xhaja është caktuar për Laçi-Skënderbeu, ndërsa aty do jenë edhe Egin Doda, Rejdi Zajmi dhe Mario Shabanaj. Kujtojmë që për Derbin Partizani-Tirana do jetë Eldorian Hamiti,  arbitër kryesor.

ARBITRAT:

16.00/ Bylis - Vllaznia / Kreshnik Bajramaj

16.00/ Kastrioti - Teuta / Kreshnik Cjapi

16.00/ Apolonia - Kukësi / Blerim Ziri

16.00/ Laçi - Skënderbeu / Juxhin Xhaja

19.00 Partizani - Tirana / Eldorian Hamiti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga