
Talenti shqiptar, Arbër Mehmetllari ka rrëfyer për newsport.al përvojën në Kroaci, teksa vijon të jetë ende nën kontartë me NK Lokomotiva, skuadrër ku janë shumë shqiptar. I huazuar te Luftëtari, 20 vjeçari ia doli që t'I shënonte Kukësit në mesjavën e shkuar, ndërsa verilindorët morën një tri pikësh të vuajtur.
Djaloshi që është rritur te moshat e Akademisë së Futbollit, rrëfen se falë punës dhe këmbënguljes ia doli të bëjë kapërcimin drejt futbollit kroat, aty ku u aktivizua me NK Rudes, në huazim nga klubi mëmë. Shtatëlarti rrëfen emocionet e tij në Superligën shqiptare dhe dëshirën për të vijuar karrierën edhe jashtë Shqipërisë.
Mehmetllarit I skadonte kontrata me NK Lokomotivan në 15 qershor 2020, ndërsa vetëm pak ditë më parë ka rinovuar me kroatët dhe pret të rikthehet në ekip me të përfunduar sezoni. Zhgënjimi për pozitat e Luftëtarit është I dukshëm, ndërsa e ardhmja si bluzi ende nuk është vendosur.
-Pjesë e NK Lokomotiva Zagreb, ku ndryshon futbolli kroat nga ai shqiptar?
Unë mendoj që futbolli shqiptar është shumë i fortë fizikisht kurse në Kroaci futbolli është më taktik.
-Dihet se ekipi kroat ka një "koloni" shqiptare, e shihni veten një ditë pjesë të formacionit te Lokomotva?
Besoj që me punë shumë shpejt do e shoh veten në formacionin bazë të Lokomotivës. Pse jo që sezonin e ardhshëm.
-Keni edhe 1 javë kontratë me NK Lokomotiva, a dëshironi të vijoni karrierën në Kroaci?
Këto ditë kam firmosur edhe kontratën e re me NK Lokomotiva.
-Te Luftëtari keni spikatur në sulm, duke gjetur edhe golin ndaj Kukësit. Sa e vështirë është për një të ri të debutojë në Superligën shqiptare?
Për një të ri është e veshtirë të debutojë në Superligën shqiptare por puna dhe pasioni e bëjnë më të lehtë.
-Cilat janë ëndrrat e Mehmetllarit në të ardhmen?
Ëndrra ime është që me anë të punës të luaj në një nga kampionatet më elitare të Europës.
-Do vijoni të qëndroni në Gjirokastër?
Në Gjirokastër kam gjetur një ambient shumë të ngrohtë si nga shokët po ashtu edhe nga drejtuesit e klubit. T'ia lëmë kohës.
-Ndeshja e djeshme ndaj Tiranës ishte për t'u harruar dhe Luftëtari u rrëzua një kategori më poshtë. Si ndiheni për këtë fakt?
Si unë edhe shokët e ekipit ndihemi shumë të mërzitur për këtë fakt por unë besoj që Luftëtari ka një grup djemsh të talentuar që shumë shpejt do ta ngjisim në elitën e futbollit shqiptar përsëri.
-E shihni veten të qëndroni në elitën e futbollit shqiptar me ndonjë skuadër?
Futbolli eshtë pasioni I jetës sime, kështu që do luaja kudo që do të më jepej mundësia, pse je dhe në Superligën shqiptare.
-Karriera juaj duket si ëndërr në këto 2 vite, nga Akademi e Futbollit në Kroaci. Mund të na tregoni për këtë eksperincë?
Puna edhe serioziteti në Akademinë e futbollit ma bëri më të lehtë konkurimin në Superligën kroate te të rinjve ku zhvillova një sezon shumë të suksesshëm.
-Kombëtarja kuqezi?
Deshiroj që atje të hedh bazat e të ardhmes time. Ashtu si për çdo futbollist shqiptar edhe për mua Kombtarja kuqezi është një ëndërr e madhe. /Stavro Anesti DHIMITRI/