Bekim Dida është një nga lojtarët titullar te Korabi. Skuadra dibrane është një nga ekipet pretendente për t’u ngjitur në Superligë sezonin e ri. Deri më tani pas 7 javësh të luajtur, Korabi udhëheq Grupin A me 16 pikë, një pikë më shumë se Kastrioti i vendit të dytë. Mbrojtësi 22-vjeçar është kthyer në një pikë kyçe të skuadrës dibrane dhe në një intervistë për Newsport.al ka folur ecurinë e Korabit, objektivat, si dhe të ardhmen e tij. Si djal i lindur në Kukës nuk e fsheh dëshirën që një ditë të luajë për verlindorët duke parë që te Kukësi është formuar si lojtar, por pa mundur të debutoi në Superligë, por vetëm dy ndeshje në Kupë.
Si po shkon kampionati për ju dhe skuadrën?
Kampionati po shkon shumë mirë. Jemi një grup i mrekullueshëm dhe që dimë t’ia dalim.
Kryesoni deri më tani kampionatit, a mendoni se në fund do të ngjiteni në Superligë?
Ne i marrin ndeshjen një e nga një. Mendojmë gjithmonë për sfidën e radhës dhe mendoj t’ia lëmë kohës nëse do të ngjiteni në Superligë apo jo.
Cili është objektivi juaj në aspektin dhe personal dhe I Korabit këtë sezon?
Objektivi im personal është të bëj sa më mirë me Korabin dhe të jap më të mirë time aty. Dua të rritem te Korabi akoma më shumë në nivelin persona. Objektivi i skuadrës këtë edicion është të bëjmë sa më mirë këtë sezon dhe të zbukurojmë Kategorinë e Parë.
Kë shikoni si rival në Grupin tuaj?
Në Grupin tonë nuk ka ekipe të dobëta. Rivalët tanë janë të gjitha skuadra pasi diferencat janë të pakta dhe skuadrat janë aty për aty.
E ndiqni Superligën dhe për kë bëni tifo?
Po e ndjek dhe kam simpati për skuadrat e kreut. Unë jam një tifoz i Kukësit pasi jam nga ai qytet dhe jam rritur si futbollist. Po punoj fortë që të rikthehem sa më shpejt aty në rolin e protagonistit.
Keni dëshirë të luani për Kukësin?
Po në një të ardhme pse jo. Jam kukësian dhe jetoj në Kukës dhe normalisht që kam dëshirë të luajë për skuadrën e vendlindjes sime.
Intervistoi: Renaldo Gremi.