Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Luhet sot java e 16 e Kategorisë SUPERIORE, zbulohen GJYQTARËT që do vendosin drejtësi

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Luhet sot java e 16 e Kategorisë SUPERIORE, zbulohen

Ditën e sotme duke nisur nga ora 13:00 do të marr jetë java e 16 e Kategorisë Superiore. Katër takime do të zhvillohen në mesditë, ndërsa sfida përmbyllëse e kësaj jave do të jetë ajo e "Selman Stërmasit", ku Tirana do të presë Flamurtarin në orën 16:00. Newsport.al mëson ekskluzivisht edhe arbitrat kryesorë që do të vendosin drejtësinë në pesë përballjet e kësaj jave.

Ndeshja e Durrësit mes Teutës dhe Partizanit i është besuar Olsid Ferhatit, ndërsa përballja mes Vllaznisë dhe Kukësit në "Loro Boriçi", një emri të njohur siç është Kridens Meta. Këtë javë vërehet mungesa e Juxhin Xhajës dhe Enea Jorgjit. I pari e bëri "baltë" javën e kaluar, teksa akordoi tre penallti në ndeshjen Kukësi 4-0 Teuta, sipas specialistëve dy prej tyre nuk qëndronin. Mbase FSHF ka marrë masat duke e pezulluar arbitrin. Më poshtë gjyqtarët e ndeshjeve të sotme.

Kategoria Superiore, java 16 / Arbitrat

13:00

Luftëtari vs Skënderbeu / Blerim Ziri

Vllaznia - Kukësi / Kridens Meta

Bylis - Laçi / Eldorian Hamiti

Teuta - Partizani / Olsid Ferhati

16:00

Tirana - Flamurtari / Lever Alla

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga