
Emiljano Musta mund të quhet lojtar i Kukësit. Newsport.al ka mësuar se verilindorët kanë arritur marrëveshje me lojtarin dhe ajo që mungon është vetëm zyrtarizimi. Për shërbimet e 29 vjeçarit nga Elbasani ka patur interesim edhe nga Partizani, por si duket, ajo që ka bindur më shumë futbollistin ka qënë projekti kuksian.
Lojtari ka luajtur 32 ndeshje këtë edicion me Laçin në Kategorinë Superiore, ku ka shënuar 5 gola dhe ka assistuar 2 herë. Sa i përket Kupës së Shqipërisë, mbetemi në kuotën e 3 paraqitjeve.
Mbrojtësi i majtë, Musta ka një CV të pasur ku ka luajtur për ekipe si Teuta, Laçi, Elbasani apo edhe dy ekipet e sipër-përmendura. Kukësi nuk bëri një sezon të mirë, duke qëndruar në mesin e tabelës gjatë gjithë edicionit. Drejtuesit kanë nisur punën, në mënyrë që në sezonin tjetër, të mos përsëritet i njëjti gabim.