Kukësi ka afruar Aleksandar Milic. Burime për newsport.al bëjnë me dije se verilindorët dhe 22 vjeçari nga Mali i Zi kanë arritur akordin dhe shumë shpejtë pritet prezantimi i tij nga Kukësi. Mbrojtësi që ka qenë pjesë e U-21 të Malit të Zi e ka nisur karrierën te Podgorica, ndërsa ka luajtur edhe për OFK Grabjl dhe Petrovar.
Sezonin e fundit, djaloshi ka qenë pjesë e Zeta Golumbavac. Pas disa afrimeve me peshë, Kukësi ka gjetur dakordësinë edhe me 22 vjeçarin. Aleksandar Milic tanimë mund të quhet goditja e radhës për Kukësin, që afron një lojtar të talentuar për fashën e djathtë të mbrojtjes.

Poll