Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ I shënoi në miqësore, PARTIZANI hedh “grepin” në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT

Merkato e verës ende s’është hapur, por drejtuesit e Partizanit po punojnë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Bekim Dida është emri i ri i shënjestruar nga klubi kampion. Burime të besueshme pranë të kuqve bëjnë me dije për newsport.al që qendërmbrojtësi është pëlqyer shumë nga trajneri Adolfo Sormani.

Ky i fundit e ka ndjekur në miqësoren e zhvilluar mes Partizanit B dhe Korabit që përfundoi me rezultatin 3-1, teksa ka shprehur dëshirën për ta pasur në ekip. Të njëjtat burime tregojnë se tekniku italian ka kërkuar informacion edhe nga trajneri i Korabit Klevis Dalipi, por edhe nga drejtori i Akademisë së Partizanit, Genc Tomorri.

Shtatlarti shkëlqeu përgjatë 90 minutave në prapavijë duke arritur të realizojë dhe golin e vetëm për dibranët. Trajneri Sormani njihet për pikasjen e talentëve dhe futbollistëve cilësorë teksa disa sezone më parë ishte njeriu që katapultoi Ylber Ramadanin nga stoli në formacionin titullar e më tej duke e marrë në Danimarkë.

Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Didës, futbollist i cili është vetëm 22-vjeç dhe qetësinë e treguar në fazën difensive e bën atë të vlefshëm për 16 herë kampionët e Shqipërisë. Pas largimit të Sodiq Atandës, reparti i mbrojtjes ka qenë me shumë ulje-ngritje për të kuqtë. Qëllimi i Sormanit është të krijojë një prapavijë hermetike me futbollistë të rinj. /Retin TOKA/

Bekim Dida
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga