Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ FSHF-ja ngel në klasë përfaqësueset e klubeve, ndryshon mendje dhe kërkon lekë për kursin e "famshëm" (DETAJE + LISTA)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ FSHF-ja ngel në klasë përfaqësueset e klubeve,

Në fund të muajit tetor, Federata Shqiptare e Futbollit lançoi dhe trumbetoi fort kursin më të ri në shërbim të futbollit në vend. Në Departamentin e Analizës, Skautizmit u prezantua niveli bazik për video-analistë, një profesion i ri që po lindte në Shqipëri. Përfaqësues të klubeve të Superiores dhe Kategorisë së Parë ishin ftuar nga institucioni i futbollit në vend ku do të përfitonin edhe paketën "Wy Scout". Pas përfundimit të kursit të gjithë do të pajiseshin me certifikata. Por, burime të sigurta për neësport.al bëjnë me dije qe askush s'e ka kaluar me sukses këtë kurs duke mbetur në provimin e fundit. Një trajnim i shumëtrumbetuar por që në fund ka rezultuar "bashkësi boshe". Po të njëjtat burime tregojnë për neësport.al që në FSHF u vendos më pas që kursi të bëhej kundrejt pagesës. Në Federatë mbërriten 85 kërkesa nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kësisoj u vendos që kursi falas të mbyllej me pjesëmarrësit e parë. Madje tregohet se kursantët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si janë trajtuar pasi janë zhvilluar shumë pak seanca nga video-analisti i Kombëtares Alariko Marko Rosi. Fillimisht pjesëmarrja ka qenë e plotë, ndërsa më pas një pjesë e mirë kanë vendosur ta braktisin. Si të mos mjaftonte kjo, FSHF-ja i ka vënë "vulën" duke i mbetur të gjithë. Ndërkohë neësport.al është interesuar te kursantët, të cilët treguan se u ishte komunikuar se certifikata do u dërgohej me e-mail. Duket si një pasim me finte i FSHF-së për t'i përcjellë pasi që të gjithë kanë mbetur në provim. Ndërkohë neësport.al sjell më poshtë listën e kursantëve që kanë marrë pjesë në trajnim.

LISTA:

Florian Leli - Partizani

Migen Memelli - Tirana

Igli Allmuca - Dinamo

Olsi Uku - Dinamo

Ilirjan Përmeti - Skënderbeu

Egi Duro - menaxher

Glen Daja - Menaxher

Olsi Uku - Menaxher

Ergi Lubani - Turbina

Françesko Vitobelo - Teuta

Erjon Saliu- Bylis

Erjon Meta - Apolonia

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga