Saturday, April 1, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

EKSKLUZIVE/ “Edi REJA më këshilloi të ikja”, Lorenc TRASHI përjashton Tiranën nga titulli: Ballkanin e zgjodha prej Gaz Demit, e mbyll te Partizani

03.02
in KOSOVA, KRYESORE, SUPERIORE, VENDI
Reading Time: 5 mins read
0 0
A A
0
EKSKLUZIVE/ “Edi REJA më këshilloi të ikja”, Lorenc TRASHI përjashton Tiranën nga titulli: Ballkanin e zgjodha prej Gaz Demit, e mbyll te Partizani

Lorenc Trashi (m) dhe Gaz Demi (d)/ Kur luante me Partizanin

Share on FacebookShare on Twitter

Me cilësitë e tij fitoi edhe simpatinë e tifozëve kundërshtarë. U rrit dita-ditës në aspektin profesional duke u bërë më i miri në pozicionin e tij. Falë performancave të mrekullueshme fitoi dhe një ofertë të majme financiare.

Lorenc Trashi, lojtari i Kombëtares që “braktisi” Kuvajtin për një mundësi tjetër në ekipin kuqezi është rikthyer të flasë enkas për Newsport.al. E thotë gjithçka siç e mendon dhe siç e dëshiron. Nuk ka doreza. Te Ballkani duket i kënaqur, veçanërisht me trajnerin Ilir Daja. Tregon punën e palodhur të teknikut kryeqytetas si dhe objektivat sezonalë.

Partizani zë një vend të veçantë në zemrën e tij. Po pse zgjodhi suharekasit para të kuqve? Një ndikim të madh ka pasur presidenti Gaz Demi. Biseda me kreun e klubit të kuq e ka bindur të shkojë në Suharekë. Në fund ka edhe një mesazh për tifozët e Partizanit, që me sa duket janë të shumtë edhe në Kosovë.

Trashi duke u stërvitur me Ballkanin

– Nga Shqipëria në Kuvajt e tashmë në Kosovë. Pse zgjodhët Ballkanin?
Unë shkëputa me konsensus kontratën me presidentin e skuadrës ku isha. Kisha një raport shumë të mirë dhe në aspektin familjar. Menduam së bashku se ishte më e mira ndërprerja e marrëveshjes edhe prej momentit jo të mirë që po kalonte skuadra. Kam pasur dhe dy opsione të tjera në Kuvajt, por mendova të kthehesha se dhe tradita, jetesa që ata kanë, është pak e vështirë për ne. Ballkanin e zgjodha sepse luan një futboll shumë të mirë dhe cilësor. E kam ndjekur në grupe kur kana luajtur dhe më kanë pëlqyer shumë.

– Ilir Daja, një nga më të mirët e Shqipërisë. Si është të punosh me trajnerin kryeqytetas?
Me profesor Ilirin nuk kishta punuar asnjëherë. Por, gjithmonë kemi qenë kundërshtarë në fushë. Më kanë folur shumë për profen para se të vija këtu. Sigurisht fjalë shumë të mira dhe gjithmonë kam dashur të punojmë së bashku. Është kaq shumë profesionist sa nuk e imagjinoja kështu. Është trajner që do çdo gjë përfekt dhe shumë strikt. Një trajner që lojtari është i detyruar të japë 100 përqind nga profesionalizmi që ai i jep skuadrës.

– A kishit oferta në Shqipëri para transferimit në Kosovë?
Kam pasur dy-tre biseda në Shqipëri, por Ballkani më ka bindur me projektin.

– Si ishte aventura juaj te Al Qadsia?
Aventura ime atje ka qenë shumë e mirë dhe jam shumë i kënaqur. Ishte pak e vështirë të përshtateshe me mentalitetin e tyre, por mendoj se ia kam dalë mirë. Më e rëndësishmja është që më kanë pritur dhe respektuar maksimalisht.

– Nëse do të ktheheshit pas në kohë do ta pranonit ofertën kuvajtjane?
Normalisht që çdo lojtar do Europën për një nivel më të lartë. Por, e kam shpjeguar situatën time. Unë ika 28 vjeç nga Partizani dhe kam pasur mundësi të luaja me skuadra të njohura në Europë. Por, ndonjëherë duhet të kesh edhe fatin me vete. Zgjedhja ishte Kuvajti dhe për të njohur një traditë të re, por sigurisht edhe ana ekonomike.

– Pas rikthimit tuaj në Shqipëri keni pasur një bisedë me presidentin Gaz Demi. Çfarë iu tha kreu i Partizanit për aventurën tuaj të re?
Gjëja e parë që kam bërë, i kam shkruajtur shef Gazit, pa diskutim! Mbase duket pak qesharake, por për mua jo. Madje ia kam kërkuar në formë leje. I kam thënë që kisha oferta nga Ballkani duke i treguar dhe shifrat. I kam marrë mendim dhe më ka mbështetur për këtë zgjedhje. I jam falënderues gjithë jetën familjarisht shefit Gazit. Është njeri i mrekullueshëm dhe një president që i gjendet lojtarëve për çdo hall apo problem familjar.

– Pas transferimit në Kuvajt ishit pjesë e rëndësishme e kombëtares. Më pas e humbët një vend në formacionin kuqezi. Pse ndodhi kështu?
Sigurisht që do e humbja nga vet fakti që luaja në Kuvajt. Trajneri Reja më ka thënë në çdo grumbullim që duhet të ndërroj skuadër. Dhe ka pasur të drejtë. Kombëtarja do nivel tjetër. Por, mendoj se për aq sa kam qenë pjesë e kuqezinjve kam dhënë maksimumin tim.

– A beson se me Ballkanin do të arrish të bindësh Sylvinhon për një ftesë?
Pse jo? Asnjëherë mos thuaj kurrë! Nëse do ta meritoj, do ta pres me kënaqësi një ftesë nga trajneri Sylvinho.

– A shpallet Ballkani kampion i Kosovës?
Unë nuk i njoh mirë ekipet e tjera në Kosovë. Por, di që Ballkani ka një ritëm shumë të lartë. Jam befasuar realisht se ka shumë talentë dhe futbollistë shumë të mirë, punëtorë dhe shumë të respektueshëm. Shoh që ka besim të madh dhe harmoni mes lojtarëve. Shpresoj shumë të shpallemi kampionë këtë sezon futbollistik.

– Po në Shqipëri, cila skuadër beson se do ta mbyllë e para?
Në Shqipëri nuk po merret vesh sepse po ta shohësh, ekipi i vendit të shtatë mund të marrë 3 pikë lehtësisht skuadrave kryesuese. Nuk e ndaj dot një ekip. Por, mendoj mes Partizanit dhe Vllaznisë do të zgjidhet çështja e titullit. Shpresoj Partizani, sigurisht!

– Jeni 30 vjeç dhe keni ende për të dhënë. A keni menduar se ku do ta mbyllni karrierën?
Realisht, dëshira ime është të kthehem te Partizani dhe ta mbyll aty. Është ëndrra ime. Shpresoj të ndodhë.

– Sa ndryshon Superliga e Kosovës me kampionatin shqiptar?
Të jem i sinqertë nuk i njoh shumë skuadrat e tjera. Por, mendoj se Kosova nga viti në vit rritet. S’mund të bëj dot një krahasim sepse nuk kam shumë informacion për këtu.

– Si është të jesh në fushë pa mbështetjen e Guerrilsave?
Më mungojnë shumë realisht. Ndjek çdo ndeshje të Partizanit dhe kur jam kthyer në Shqipëri, më kanë përshëndetur shumë tifozë guerrilsa. Kam folur, madje disa më kanë mbështetur dhe për zgjedhjen që bëra në Kosovë. Ballkani ka shumë tifozë me Partizanin, realisht shumë. Shpresoj që shumë shpejt të jem në fushë duke dëgjuar Guerrilsat që nuk pushojnë 1 minutë duke na dhënë një mbështetje shumë të madhe. S’mund t’i harroj kurrë ata, kurrë. I përshëndes të gjithë.

– Një fjali për ta mbyllur?
Ju falënderoj shumë ju që kurrë s’më keni harruar. Jeni treguar shumë korrekt me mua. Ju falënderoj për punën e palodhur që bëni ndër vite. Falë punës suaj na bëni edhe njerëzit tonë të afërt, familja, fisi që të lexojë diçka, të jenë të informuar për karrierën tonë kudo që jemi. Ju falënderoj shumë dhe veç respekte! /Retin TOKA/

Tags: alqadsiaballkanigazdemiilirdajaintervistakosovakuvajtsuharekaTrashi
Previous Post

FORMACIONET ZYRTARE/ Mirel JOSA befason me Bekim Balajn, trajneri Shensoi vendos për titullarët

Next Post

EKSKLUZIVE/ Befason KUKËSI, Oltijon KËRNAJA trajneri i ri i verilindorëve

Të Lidhura

HALLAÇI ka dyshime për formacionin, DURO kërkon rikthimin te fitorja
KRYESORE

HALLAÇI nuk ndryshon titullarët, TETOVA me mbrojtjen e “sakatuar” në KUKËS (FORMACIONET E MUNDSHME)

01.04
Sfidojnë Tiranën në kampionat, Arian BELLAI me “dhimbje koke”
KRYESORE

FORMACIONET E MUNDSHME/ MILOTI ul në stol “mistrecin” e Vllaznisë, SHENSOI “arnon” skuadrën

01.04
Partizani-Teuta premton spektalël, në fushë zbresin edhe Kukësi e Tirana (SFIDAT)
KRYESORE

Edi MARTINI ka një mungesë dhe një rikthim, COLELLA pa 4 titullarë (FORMACIONET E MUNDSHME)

01.04
Tifozët një sy nga Kategoria e Parë, luhet për mbijetesën dhe “Play-Off”-in (NDESHJET)
KATEGORIA I

Tifozët një sy nga Kategoria e Parë, luhet për mbijetesën dhe “Play-Off”-in (NDESHJET)

01.04
Dueli Partizani-Teuta, COLELLA dhe MARTINI “skicojnë” formacionet zyrtare
KRYESORE

Java e 27-të hap siparin, luhet në akset Kukës-Shkodër-Durrës. Mësoni SFIDAT e ditës së sotme

01.04
FOTO/ “Ethet” e titullit, Partizani vijon përgatitjet anti-Teuta, në fushë zbret dhe Olsi Rama
KRYESORE

FOTO/ “Ethet” e titullit, Partizani vijon përgatitjet anti-Teuta, në fushë zbret dhe Olsi Rama

31.03
FOTO/ Ndeshja vendimtare në Burrel, klubi i Besëlidhjes bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët
KATEGORIA I

FOTO/ Ndeshja vendimtare në Burrel, klubi i Besëlidhjes bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

31.03
E MREKULLUESHME/ Kuqezinjtë e minifutbollit shkruajnë historinë, eleminojnë Spanjën dhe kualifikohen në gjysmëfinale të EUROCUP
KOMBETARJA

E MREKULLUESHME/ Kuqezinjtë e minifutbollit shkruajnë historinë, eleminojnë Spanjën dhe kualifikohen në gjysmëfinale të EUROCUP

31.03
Load More
Next Post
EKSKLUZIVE/ Befason KUKËSI, Oltijon KËRNAJA trajneri i ri i verilindorëve

EKSKLUZIVE/ Befason KUKËSI, Oltijon KËRNAJA trajneri i ri i verilindorëve











Të Fundit

Skuadrat ndezin motorët, futbolli europian premton spektakël (NDESHJET)

Në Angli Guardiola përballë Klopp dhe ASLLANI titullar në Itali, nis sot epoka e Thomas Tuchel ndaj ish-ekipit të tij (SFIDAT)

01.04
HALLAÇI ka dyshime për formacionin, DURO kërkon rikthimin te fitorja

HALLAÇI nuk ndryshon titullarët, TETOVA me mbrojtjen e “sakatuar” në KUKËS (FORMACIONET E MUNDSHME)

01.04
Sfidojnë Tiranën në kampionat, Arian BELLAI me “dhimbje koke”

FORMACIONET E MUNDSHME/ MILOTI ul në stol “mistrecin” e Vllaznisë, SHENSOI “arnon” skuadrën

01.04
Partizani-Teuta premton spektalël, në fushë zbresin edhe Kukësi e Tirana (SFIDAT)

Edi MARTINI ka një mungesë dhe një rikthim, COLELLA pa 4 titullarë (FORMACIONET E MUNDSHME)

01.04
Tifozët një sy nga Kategoria e Parë, luhet për mbijetesën dhe “Play-Off”-in (NDESHJET)

Tifozët një sy nga Kategoria e Parë, luhet për mbijetesën dhe “Play-Off”-in (NDESHJET)

01.04
Dueli Partizani-Teuta, COLELLA dhe MARTINI “skicojnë” formacionet zyrtare

Java e 27-të hap siparin, luhet në akset Kukës-Shkodër-Durrës. Mësoni SFIDAT e ditës së sotme

01.04
“Jemi nën presion”, Goretzka zbulon planin kundër Dortmundit: Bayern ia ka dalë gjithmonë në të tilla situata

“Jemi nën presion”, Goretzka zbulon planin kundër Dortmundit: Bayern ia ka dalë gjithmonë në të tilla situata

31.03
Ish-portieri i Interit këshillë klubit: Shisni Onanan në Premier League

Ish-portieri i Interit këshillë klubit: Shisni Onanan në Premier League

31.03

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In