Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Artur MAGANI firmos në Kategorinë e Dytë, “rrëmbehet” dhe mesfushori i Besës

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Artur MAGANI firmos në Kategorinë e Dytë,

Artur Magani dhe Miki Bashaj janë dy lojtarët e radhës që kanë firmosur për skuadrën e Vorës. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije për Newsport.al që të dy futbollistët kanë qenë prezent sot për të hedhur të “zezën mbi të bardhë”. Ishte përfolur prej ditësh, por vetëm sot është konkretizuar arritja e marrëveshjes me Maganin dhe Bashajn.

Si sulmuesi, ashtu edhe mesfushori janë kërkuar me ngul nga trajneri Artan Mërgjyshi. Eksperienca e Maganit në kampionatin shqiptar e bën atë të duhurin për ekipin vorak. Shumë skuadra të provuara jo vetëm në ligat inferiore, por edhe në elitë. Tashmë do të japë kontributin e tij për ngjitjen e skuadrës në Kategorinë e Parë.

Sakaq edhe Bashaj vjen pas një aventurë disa mujore me skuadrën e Besës së Kavajës. Vora ka hyrë vrullshëm në merkato verore duke pasuruar organikën me elementë cilësorë. Objektivi kryesor është rikthimi sa më parë në Kategorinë e Parë, për të punuar më pas për një ëndërr, ngjitjen në Superiore. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga