Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ 8 gola këtë sezon dhe një mesazh "dashurie", sulmuesi përgatit rikthimin: Do më pëlqente një ofertë nga Skënderbeu, është vendlindja ime...

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ 8 gola këtë sezon dhe një mesazh

Merkato është në orët më të nxehta, ndërsa skuadrat shqiptare po mendojnë për të furnizuar grupet me elemente cilësorë. Një ndër lojtarët që bëri mirë me ekipin e tij është edhe Paolo Ivani, sulmuesi korçar që ka luajtur në të shkuarën me Skënderbeun.

23 vjeçari ka qenë pjesë e Devollit, duke shënuar 8 gola këtë sezon. Sulmuesi ia doli të tundë rrjetën edhe në ndeshjen paly-off ndaj Partizanit B, por pa e mbajtur Devollin në Kategorinë e Parë. Për Neësport.al ai shprehet se ka oferta konkrete dhe se kontrata me devollinjtë I ka mbaruar. Një mesazh "dashurie" edhe për Skënderbeun, ndërsa një rikthim te skuadra ku është formuar do ishte I dëshiruar, duke parë dhe investimin e korçarëve te elementi I ri I talentuar.

"Me Devollin më ka mbaruar kontrata. Sa I përket të ardhmes kam oferta po akoma nuk kam vendosur. Nuk dua të jap emra sepse jam në pritje. Kontrata me Skënderbeun më skadoi vjet, sigurisht që do më pëlqente një ofertë nga Superliga dhe nga Skënderbeu sepse Korça është edhe qyteti im", tragon Ivani. /Stavro Anesti Dhimitri/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga