
Olsi Teqja do të largohet nga Kukësi në fund të këtij sezoni. Qendërmbrojtësi i njohur që ka mbajtur një peshë të madhe te verilindorët ka zgjedhur t'i japë fund aventurës së tij me nënkampionët e Shqipërisë.
Burime të besueshme për newsport.al tregojnë se 31-vjeçari do të vijojë karrierën jashtë vendit tonë. Ai është në bisedime me një ekip francez, emri i të cilit është preferuar të mbetet hermetik deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik.
Shtatlarti kryeqytetas ka një eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar, ku ka luajtur për shumë skuadra si Kastrioti, Bylis, Laçi, Tirana, Shkëndija, Kamza dhe Kukësi. Këtë sezon ai është aktivizuar në 27 ndeshje, 26 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë.