Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ 1 vit larg futbollit shqiptar, Sulejman STAROVA flet si "kurbinas": Ju tregoj pse zgjodha të drejtoj LAÇIN

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ 1 vit larg futbollit shqiptar, Sulejman STAROVA flet si

Sulejman Starova është trajneri më i ri i Laçit. Tekniku i njohur me një eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar u emërua sot në krye të pankinës bardhezi.

I kontaktuar nga newsport.al, 63-vjeçari ka treguar arsyet se pse vendosi të rikthehej sërish në elitë. Oferta e presidentit Pashka Laska dhe mungesa e gjatë në Superligë duket se janë dy motivet që sollën edhe një herë në krye të një skuadre shqiptare Sulejman Starovën.

"Më bindi oferta e presidentit Pashk Laska për të marrë drejtimin e Laçit. U bë një vit që jam larguar nga Superliga dhe nuk mund të rrija më gjatë larg futbollit. Do mundohemi të japim maksimumin për të shpërblyer besimin e presidentit dhe për të kënaqur tifozët laçianë", tha fillimisht ai.

Më tej ai ka treguar objektivin me skuadrën kurbinase teksa është shprehur: "Laçi është një nga skuadrat e forta në Kategorinë Superiore. Ka luftuar gjithmonë për pjesën e sipërme të klasifikimit, por ky kampionat është shumë i fortë dhe nuk mund të bësh parashikime. Laçi ka një kontigjent të mirë lojtarësh dhe ne do punojmë për të dhënë maksimumin që në ndeshjen e parë të kësaj jave për të arritur të rezultatet pozitive", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga