Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Egnatia synon për herë të parë finalen e Kupës, VLLAZNIA është “kafshata” e preferuar (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia synon për herë të parë finalen e Kupës,

Vllaznia dhe Egnatia u vëunë përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë mes tyre do të luhet në “Loro Boriçi” më 26 prill, ndërsa përballja e kthimit më 11 ma.

Rrogozhinasit po shkruajnë historinë në Kupë, teksa prekin për herë të parë gjysmëfinalen. Tashmë të gjithë në Rrogozhinë shpresojnë se ky rrugëtim do të vazhdojë drejt finales, pasi përballë kanë “kafshatën” e preferuar.

Bilanci i dy ekipeve përballë njëra-tjetrës e thotë diçka të tillë. Në 11 sfida mes tyre skuadra e Edlir Tetovës i aka dalë të fitojë 4 sfida, 4 të tjera kanë përfunduar në barazim dhe 3 duele kanë shkuar në favorin e kuqebluve.

Interesant është fakti se në këtë sezon shkodranët nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjë ndeshje. 2 sfida i ka fituar Egnatia, ndërsa vetëm 1 prej tyre ka pëërfunduar në barazim. Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Egnatias në gjysmëfinale, nëse do ia dalë të thellojë diferencat, apo rrugëtimit të tyre drejt Kupës do t’i japë fund Vllaznia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga