Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Egnatia fantastike, presidenti DEMROZI premton: Nuk e lëviz ekipin, vitin tjetër kampionë

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia fantastike, presidenti DEMROZI premton: Nuk e lëviz ekipin, vitin

Egnatia arriti të siguronte një vend në Kupat e Europës. E në këtë ditë speciale, sigurisht kishte vend për presidentin Agim Demrozi për të dhënë përshtypjet e para. Kreu i klubit rrogozhinas deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Ne arritëm objektivin tonë për Kupat e Europës. Duhet të ecim përpara. Tani shpresojmë të ngrejmë Kupën e Shqipërisë.

Titulli kampion? Këtë vit kemi punuar shumë dhe kemi arritur objektivin. Falënderoj stafin dhe lojtarët. Kanë bërë një punë të mrekullueshme. Falënderoj trajnerin Duro për periudhën që ishte me ne. Ecim përpara. Për vitin tjetër, do të shohim. Jemi shpejt.

Lojtarët cilësorë? Do të sjellim lojtarë të mirë. Nuk e lëviz ekipin që kemi. Jemi në tratativa me 2-3 futbollistë. Në sezonin e ardhshëm do të tentojmë të jemi kampionë, pse jo.

Akademi për Egnatian? Kemi në plan për të bërë edhe 2 fusha të tjera. Do të krijojmë një kompleks sportiv. Objektivat tona këto janë”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga