Vllaznia ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Kastriotit. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi shkodran tregon se lojtarët janë mjaft optimistë për të lënë pas humbjen me Egnatian.
Ata do të tentojnë të japin maksimumin kundër krutanëve, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës. Në postimin e bërë në kanalet e komunikimit shkruhej:
“Ekipi i Vllaznisë ka vijuar ditën e some me përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajnë të premten në orën 13.00 në stadiumin e Kamzës ndaj ekipit të Kastriotit.
Futbollistët dhe stafi teknik kanë zbritur në "Reshit Rusi" për të zhvilluar stërvitjen e zakonshme dhe në rradhët e tyre është parë dëshira për të lënë pas zhgënjimin e ndeshjes së fundit ndaj Egnatias, sepse mundësitë janë për ta bërë sa më shpejt kthesën...”