
Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta e gazetarit sportiv, Mejdan Zhivani, do të zhvillohet turneu i Kupës "Mejdan Zhivani".
Një turne futbolli mes disa skuadrash gazetarësh, mini-kompeticion që do të zhvillohet këtë vit në Laç në nderim të ish-gazetarit që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dy vite më parë, në moshën 38-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.
Organizatori i këtij edicioni të kupës "Mejdan Zhivani" është gazetari Isuf Myrtaj, i cili tregon edhe arsyet e kësaj iniciative.
"Do ta zhvillojmë edicionin e dytë të kësaj iniciative në Laç, në nderim të Mejdan Zhivanit, i cili shpesh herë transmetonte nga stadiumi i Kurbinit sfidat e Vllazisë dhe Laçit.
Do jenë 3 skuadra pjesëmarrëse, me gazetarë nga Shkodra dhe Tirana", ka treguar gazetari Isuf Myrtaj. Ky do të jetë turneu i dytë që organizojnë gazetarët sportivë për të nderuar kujtimin e ish-mikut dhe kolegut të tyre, Mejdan Zhivani.
https://www.youtube.com/watch?v=9h-Pdr9hvw8