Deklarata e ish-futbollistit të Vllaznisë, Edi Martini, ku akuzoi Presidentin e Kamzës, Naim Qarri që kishte një pakt mes tyre dhe Partizanit për të lëshuar Vllazninë në Kategorinë e Parë është kthyer në një luftë verbale. Qarri replikoi me Martinin duke i treguar se nuk ka pakt mes dy klubeve, por duhet të angazhohet në fushatën e Rilindjes.
Reagim që nuk i ka pëlqyer aspak ish-bomberit të kombëtares, që përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Qarri që të ketë më shumë informacionet rreth tij dhe se me Rilindjen nuk është përzier kurrë pasi ajo parti është vite dritë larg. Në fund, edhe një kërkesë: Shpëto Kamzën sepse ka zgjedhje.
Statusi i plotë:
Zoti Qarri dua te them se flet perçart .vi nga nje familje e persekutuar brez mas brezi dhe se prindrit e mi kan vujtur si shumica e njerzve qe kan pase biografine e keqe.e dyta po te them se ne jetem time nuk kam perfituar nga partite aq me teper me rilindjen qe jena vite drite larg por gjithqka e kam ndertuar me djersen dhe gjakun tim sa i perket asaj tjetres po te them se ke info shume te gabuar gjithsesesi ju uroj te shpetosh Kamzen ket vit se po na afrojne zgjedhjet