Nga Laçi nuk kanë fund largimet. Një tjetër futbollist ka ndarë rrugët me rurbiansit në këtë merkato vere. Fjala është për Albi Allën.
Sipas “Superliga Shqiptare” bëhet e ditur se ish-mbrojtësi i Kukësit dhe kurbinasit kanë ndërprerë kontratën mes tyre. Alla kishte kontratë me Laçin deri në qershor të vitit 2024, por tashmë gjithçka është zgjidhur pasi nuk shikohet si pjesë e rëndësishme për sezonin e ri.
Këtë sezon mbrojtësi pogradecar ka zhvilluar me fanelën e bardhezinjve 15 ndeshje, duke luajtur në total 882 minuta.
Poll