Shqipëria është duke u përballur me virusin COVID-19, ku janë marrë masa drastike në bllokimin e aktiviteteve normale të jetës dhe kufizimin e lirive. Virusi është tepër I rrezikshëm sidomos për moshën e tretë, të cilët nuk arrijnë ta kalojnë dot duke patur dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Në këtë mënyrë atyre iu këshillohet të qëndrojnë në shtëpi, teksa dhe ushqimet po fillojnë t’iu çohen në shtëpi.
Së fundmi tifo grupi I Klubit të Teutës, “Djemtë e Detit” kanë marrë një nismë tepër të veçantë. Nëpërmjet kanalit zyrtar të klubit durrsak lajmërohet se anëtarët e tifo grupit do të bëjnë shpërndarjen e ushqimeve dhe ndihmave pranë çdo familje të moshuarish dhe bëjnë apel që çdo kush ta bëjë këtë gjë me komishnjtë e vetë.
Postimi i Klubit të Teutës:
Ndërkohë grupimi i tifozave të TEUTËS njofton të gjithë antarët dhe më gjerë për sensibilizim ndaj moshës së tretë, FORCA DJEMT e DETIT !
Djemt e Detit nga situata teper e veshtire ne qytet per shkak te fashave te orareve te vendosura mbi ndalim qarkullimin,fton te gjithe anetaret qe kane mundesi e deshire,t'u gjindemi prane familjeve te pleqve ne nevoje.Çdokush mundet te kontribuoje minimalisht me pazarin e 2 komshinjve te vet ne lagjen e vet,ne pallatin e vet. Nuk mund t'plotesojme cdo nevoje,nuk bojme dot çudira,ama mundemi kaq gjo t'a bojm,nje pazar fare normal ne dyqonet e lagjeve perkatese,per qytetin tone,per gjysherit tane,ata sot kane nevoje per ne.Djemte e Detit jane krenari e qytetit o sot o kurre.
