Klubi i futbollit shqiptar Ballkani sot feston ditën e themelimit të tij. Sot bëhet plot 26 vjet nga krijimi i klubit të qytetit të Therandës. Për këtë moment të veçantë, klubi ka uruar dhe faleneduar të gjithë kontribuesit dhe tifozët me anë të një postimi në Facebook.
" URIME 26 VJETORI I XHEBRAILAVE
Sot 26 vite më parë,disa djem të qytetit të dashuruar dhe apasionuar pas sportit e në veçanti FC Ballkani dhe KB Ylli,kurorëzuan dashurinë e tyre me krijimin e Klubit të tifozëve 'Xhebrailat'.
Sot 26 vite më parë,këta djem krijuan këtë pasuri të qytetit,e cila u trashëgua dhe u ruajt me fanatizëm brez pas brezi.
Andaj ne,i urojmë nga zemra për këtë 26 vjetor,të gjithë ata që kontribuan dhe ishin pjesë e 'Xhebrailave' për 26 vite me radhë,duke i uruar edhe shumë e shumë përvjetor me shumë sukses për klubet e tyre të zemrës.
Urime Xhebraila
Urime Therandë
Sinqerisht,
FC BALLKANI"
Për herë të parë në historinë e tij, Ballkani u ngjit këtë sezon në Superligën e Kosovës dhe aktualiasht renditet në vendine e nëntë, pozicion që e lejon të luajë për mbijetesë në fazën play-off.