Skuadrat e volejbollit të Shqipërisë (meshkuj dhe femra) di të përballen me Kosovën në kompeticionin Kupa e Pavarësisë me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të vitit 2008.
Risi te kombëtarja e femrave është se pritet të debutojë volejbollistja turke me origjine shqiptare Nefize Bayramoglu, e cila është pjesë e skuadrës së Partizanit. Sipas "RTSH Sport", Federata Shqiptare e Volejbollit po punon për pajisjen me pasaportën shqiptare të Bayramoglusë, e cila është grumbulluar nga trajneri Altin Martini për kompeticionin miqësor.
Ndërkohë, skuadra e djemve do të marrë pjesë jo me ekipin A në Kupën e Pavarësisë, por me kuqezinjtë 20-vjeçarë pasi do të përgatitet për kualifikueset e Ligës së Europës.
