Igli Tare ka fituar çmimin si "Drejtori Sportiv më i mirë i Serisë A për sezonin e kaluar". Lajmin e bujshëm e ka publikuar i ati i drejtorit të Lacios dhe ish-futbollistit të Kombëtares sonë Isa Tare.
"Pamje nga ceremonia e zhvilluar në Milano gjatë dhënies se çmimit si 'Drejtori më i mirë i Serise A nga Federata Italiane e Futbollit!"
Postimi i Isa Tares për çmimin e fituar sonte në Itali nga i biri, Igli
Tare është njëri prej zyrtarëve më aktivë në futbollin italian duke transformuar Lacion në njërin prej ekipeve më elitare të Italisë duke siguruar transferime cilësore për bardhekaltërit. Disa kohë më parë, ai kërkohej që të merrte postin e drejtorit sportiv të Milanit, por drejtuesit kuqezi ia besuan ish-futbollistit të "Djallit" Leonardo.