
Klubi nuk ka dhënë të detajuara të gjitha lëvizjet që janë bërë gjatë merkatos, lidhur me kalimin tre herë brenda një viti të lojtarëve të ekipit. Kjo ka mund të çojë në marrjen e një vendimi drastik ndaj klubit të Pep Guardiolës, që rrezikon të marrë një gjobë të majme.
Shoqata e Futbollit i ka komunikuar klubit se ka thyer rregullat e përcaktuara nga Federata Angleze e Futbollit. Sipas rregullores, çdo klub është i detyruar të raportojë për kalimin e çdo lojtari te ekipi i ri, gjë që nuk ka ndodhur nga klubi i Machester Cityt.
Klubi ka kohë deri në datën 19-të janar për tu mbrojtur nga akuzat, por nuk përjashtohet mundësia e marrjes së një vendimi të rëndë, si gjobë apo dhe ulje pikësh për ekipin e Guradiolës.