Sot luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës në ''Air Albania'', me takimin që fillon në orën 20.00. Bardheblutë, pasi kanë fituar kampionatin, kërkojnë trofeun e dytë sezonal. Egbo është i vetdijshëm për potencialin e lojtarëve që ka, ndaj duhet dhënë maksimumi. Në krahun tjetër, durrsakët duan të lejnë ''gjurmën'' e tyrë këtë sezon.
Nëse shikojmë 5 përballjet e fundit direkte mes të dyja-ve, kryeqytetasit numërojnë dy fitore, një për Teutën, ndërsa kemi dy barazime. Se kush do ia dalë në fund të ngrejë në qiell trofeun, mbetet të shihet.
Poll