Armando Sadiku nderohet në Elbasan me çmimin "Qytetar Nderi".
Heroi i Kombëtares në "Euro 2016" me golin e shënuar ndaj Rumanisë që i dha dhe fitoren e parë Shqipërisë në këtë kompeticion, ka marrë dje çmimin që ia ka dorëzuar kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Një vlerësim i veçantë ky për sulmuesin kuqezi nga qyteti i tij i lindjes.
"Dëshiroj të falënderoj nga zemra Kryetarin e Bashkisë Elbasan z.Qazim Sejdini, Këshillin e Bashkisë si dhe gjithë qytetarët e qytetit tim që më nderuan dhe vlerësuan me çmimin "Qytetar Nderi". Jam krenar për qytetin tim të dashur dhe të bukur, Elbasanin, pasi çdo gjë që kam arritur deri më sot është edhe falë njerëzve të qytetit tim që më kanë mbështetur dhe përkrahur gjithmonë! Faleminderit", shkruante Armando Sadiku në profilin e tij në Facebook.