Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"E shoh përditë në stërvitje", trajneri i Legias për Ernest Muçin: Bën shumë shaka në skuadër, durimi do ta rrisë

Shkruar nga NEWSPORT
"E shoh përditë në stërvitje", trajneri i Legias

Ernest Muçi u transferua me bujë në Poloni. Sulmuesi i talentuar shqiptar iu bashkua Legias së Varshavës, ekip me të cilin u aktivizua menjëherë, por më pas trajneri Czeslaw Michniewicz nuk e ka preferuar më në fushë.

Për të ka folur pikërisht ai, duke i kërkuar durim talentit kuqezi i cili shkëlqeu me fanelën e Tiranës në edicionin e shkuar. Para mediave polake, trajneri i Legias ka deklaruar:

"Muçi duhet të pres shansin dhe të punojë shumë. Kohët e fundit kaloi dy javë në Shqipëri për Kombëtaren dhe nuk e kishim në klub. Koha e tij do të vij se është lojtari i ri. Për të është gjithçka e re.

Po e vëzhgoj në çdo ditë gjatë stërvitje dhe e shoh sesi është gjithmonë e më i lirshëm mes shokëve, flet më lirshëm, bën shaka, njeh secilin lojtar më emër dhe i di edhe epitetet që i kanë vendosur. Jam i bindur se do të rritet me ne, por duhet të jetë shumë i durueshëm".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga