Emiliano Çela nuk është më trajner i Flamurtarit. Ish-trajneri i Kastrioti është shkarkuar nga klubi vlonjat pas humbjes që këto të fundit morën ndaj Bylisit në transfertë.
në lidhje me këtë largim nga kuqezinjtë ka reaguar vetë Çela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ndër rreshta 38-vjeçari ka theksuar se është munduar të japë maksimunin, ndërsa falenderon Sinan Idrizin për mundësinë e dhënë.
“Përshëndetje. Pas 5 muajsh punë me 14 ndeshje në total (8 fitore, 3 barazime, 3 humbje) nuk do të jem më trajner i Flamurtarit. Falenderoj lojtarët e mi që gjatë gjithë kësaj kohe punuan me dëshirën e mirë për të rritur e për t’u zhvilluar dhe patjetërt me dëshirë dhe qëllimin për të qenë rezultativ. Falenderoj presidentin Sinan Idrizin për mundësinë që më dha por dhe për suportin e vazhdueshëm. U mundova të jap maksimumin tim, duke qenë i përqendruar në berjen e gjërave drejt dhe në mënyrë sa më profesionale. I uroj sukese klubit në realizimin e objektivave”, ka shkruar Çela.
[caption id="attachment_713758" align="alignnone" width="1080"] Foto nga postimi i Emiliano Celes[/caption]