
Nuk është fjala për një klub të panjohur. Liverpoli ka rinovuar edhe 6 vite të tjera me Jurgen Klop. Kontrata e tij ekzistente parashikonte qëndrimin e tij në Angli deri në vitin 2018, ndersa vetëm sot ka ardhur rinovimi i kontratës. Duket se është një dashuri e përjetshme mes klubit dhe gjermanit.
Edhe për stafin e Klop nuk janë parashikuar ndryshime dhe po ata do të zgjasin kontratën me klubin anglez.
‘’Do të ishte mungesë përgjegjësie nga ana jonë nëse do të linim të na ikte një trajner me kapacitetet e Klop’’, ka thënë John Henry, drejtus i klubit të të kuqve.
Ndërkohë që vetë trajneri është shprehur shumë I lumtur me besimin e dhënë nga klubi.
Poll