Sandro Tonali
Me shumë mundësi, Sandro Tonali do të largohet nga Newcastle në merkaton e verës që po vjen. Kontrata i përfundon në vitin 2028, por duket se italiani nuk ka më dëshirë që të luajë për “qymyrxhinjtë”.
Kështu, agjentët e mesfushorit 25-vjeçar, ia kanë ofruar shërbimet e tij Real Madrid. “TeamTalk” raporton se Tonali e dëshiron një transferim në LaLiga, pikërisht te “Los Blancos”, të cilët janë në kërkim të një lojtari me karakteristika të tilla.
Megjithatë, në krahun tjetër nuk ka ende një përgjigje. Vlen të theksohet se edhe Juventus “ëndërron” shërbimet e Tonalit, por ky i fundit nuk e çon nëpër mend rikthimin në Serie A momentalisht.
Poll
