Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

De Zerbi pritet "me këmbët e para" në Tottenham, tifozët i rikujtojnë italianit episodin në Marseille dhe kërkojnë llogari ndaj klubit

Shkruar nga NEWSPORT
De Zerbi pritet "me këmbët e para" në Tottenham,
Roberto De Zerbi

Emërimi i Roberto De Zerbit në krye të Tottenham pas shkarkimit të Igor Tudor ka shkaktuar reagime të forta në radhët e ultrasve të klubit të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë vendim.

Edhe pse skuadra ndodhet në pozita të vështira për të mbijetuar edhe këtë sezon në Angli, mbështetësit më të zjarrtë të "Spurs" nuk e kanë honepsur dot afrimin e tij në stol duke kërkuar llogari ndaj drejtuesve. 

"Ky emërim rrit shqetësime serioze. Shumë tifozë kanë qenë në kontakt me ne dhe na kanë komunikuar ndjesinë. I ngritëm këto shqetësime edhe para emërimit të tij. Komentet e De Zerbit mbi Mason i cilësojmë të panevojshme dhe ofenduese, pasi bie ndesh me politikën e klubit që është zotuar që të sfidojë rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave", shkruhet në reagimin publik të tifozëve. 

Italiani është trajneri i tretë që vjen në Tottenham pas emërimeve të dështuara të Thomas Frank dhe Igor Tudor. 

Poll

Lexo gjithashtu