Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E para femër e zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha premton: Privilegj dhe përgjegjësi për progresin e futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
E para femër e zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së,

Anila Basha u përzgjodh sot si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Një nga gazetaret më të njohura në vend, me kontribut të madh në fushën e medias, mori 35 vota nga 43 anëtarët e regjistruar në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme. Së fundmi, Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo falënderon votëbesuesit dhe premton se në këtë 4 vjeçar do të japë kontributin e saj për zhvillimin e futbollit në vend.

Në falënderimin e saj në "Instagram", Anila Basha shkruante: "Nje udhetim i ri ne boten e sportit. Nga sot, e para vajze, ne Komitetin Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit, qe nga krijimi ne vitet '30. Perveçse eshte privilegj, mendoj se eshte pergjegjesi. Une jam vajze qe jam rritur stadiumeve gjithe keto vite, dashuroj brenda vetes lojen e bukur te futbollit. Sot kam shancin e madh te kontribuoj, nje ne 10 anetare, ne qeverine e futbollit shqiptar. Ndokush ka menduar se do jemi te fshehte e te fshehur. Por me mua ne ekip, kjo me duket disi veshtire. S'do bejme vetem zhurme. Jam e bindur qe do bejme shume pune. Sot u zgjodha me 35 vota, por falenderoj 43 anetaret e regjistruar ne Asamble, por dhe te tjeret qe nuk ishin aty. Sepse, futbolli vec na bashkon".

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu