
Sulmuesi i Flamurtarit Tomislav Busic pritet t'i bashkohet Teutës nëse vendos "divorcin" me Flamurtarin. Kapiteni kroat ka arritur marrëveshjen paraprake me "djemtë e detit" dhe është piketuar si lojtari i duhur për planet e teknikut Bledi Shkëmbi. Përveç negociatave me një sulmues bullgar, Teuta synon të godasë në merkato duke marrë njërin prej sulmuesve më të spikatur të Kategorisë Superiore.
Megjithatë, Teuta duhet të presë dy javë kohë për verdiktin final të FIFA-s nëse Flamurtari duhet ta paguajë Busicin për rrogat e padhëna ose jo.
Poll