
Connor McGregor mund të rikthehet sërish në kafazin e UFC-së. Irlandezi pret me padurim të marrë konfirmimin nga rusi Khabib Nurmagomedov për të zhvilluar një ndeshje të dytë, por irlandezin e kërkon një tjetër rival për t'u ndeshur. Amerikani Daniel Cerrone i "ka hedhur dorashkën" McGregorit duke i bërë publikisht thirrje për dyluftim në një kohë sa më të shpejtë.
"Jam duke e pritur atë, e njoh shumë mirë atë. Nuk e di se si të jem më i qartë për këtë gjë, mundemi?", shkruan në postim 35-vjeçari Cerrone.
McGregor u mposht në duelin për titull nga Nurmagomedov në 7 tetor në Las Vegas duke humbur brezin e kampionit të botës.
Poll