
Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajner i Prishtinës. Vetëm dy javë në krye të bardhekaltërve dhe sot ka ardhur lajmi i befasishëm në klubin kryeqytetas. Përmes një konferencë të jashtëzakonshme, tekniku kosovar i shoqëruar nga zv/presidenti Ahmet Kurtolli ka bërë me dije që nuk do të jetë më në krye të Prishtinës.
Sipas tij, shkak është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore që e ka detyruar të heqë dorë nga aventura e tij në krye të pankinës bardhekaltër. Tashmë pritet të gjendet shumë shpejt zëvendësuesi i tij, teksa ky lajm i papritur vjen një ditë para sfidës së Prishtinës kundër Gjilanit të Gentian Mezanit.
Poll