
Sot, do të luhet një ndeshje miqësore mes Laçit dhe Kastriotit. Ishte fillimisht klubi krutan që e njoftoi një gjë të tillë, por tanimë e ka hequr nga kanali zyrtar. Sfida ishte lajmëruar të zhvillohej në orën 11:00 të ditës së sotme.
Duke qenë se Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka ndezur dritën jeshile që të zhvillohen ndeshje sportive, ndoshta kjo ka qenë arsyeja që klubi krutan e ka hequr njoftimin në kanalin zyrtar.
Prej ditës së hënë, skuadrat kanë nisur përgatitjet për rifillimin e sezonit, ndërsa data 3 qershor është parashikuar si dita kur do të rinisë zyrtarisht Superiorja.
Poll