Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E MREKULLUESHME/ 85-vjeçari mbeti i izoluar në ashensor, gjyqtari i SUPERIORES shndërrohet në hero dhe shpëton të moshuarin (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E MREKULLUESHME/ 85-vjeçari mbeti i izoluar në ashensor, gjyqtari i

Laver Alla është shndërruar në hero në qytetin e Lushnjes. Gjyqtari i Superiores, krahas arbitrimit, punon edhe pranë repartit të zjarrëfikëses. Ditën e djeshme, në emisionin "Stop" u publikua një video teksa një 85-vjeçar kishte mbetur i izoluar në ashensor pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Familjarët ishin trembur dhe kishin kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.

Alla së bashku me kolegët e tij kishin shpejtuar për t'i ardhur në ndihmë. Edhe pse kushtet nuk ishin të favorshme, gjyqtari i Superiores nuk ngurron, por futet në një të çarë për të mbërritur te 85-vjeçari. Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin kur Alla arrin të nxjerrë të moshuarin. Nga ndeshjet e elitës, në një tjetër sfidë të vështirë. Këtë herë në shpëtimin e jetëve, Laver Alla ia del më së miri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga