
Ekipi i U-21 që drejtohet nga trajneri Albani Bushi ka mbyllur edicionin kualifikus jo në mënyrën më të mirë, por ka fituar disa lojtar të rinj që do ti shërbejnë trajneri për ndeshjet e ardhshme.
Por jo vetëm afrime, por edhe largime nga ekipi ku janë shumë lojtarë që nuk do të grumbullohen për ndeshjet e radhës me shpresat pasi kanë mbushur moshën e lejuar.
Lojtarë si Seferi, Bare, Ndoj, Manaj, Ramadani, Abazaj ,Çekiçi, Doka, Durmishaj, Laçi, Bytyçi apo edhe portierët Kastrati, Abibi dhe disa nga kampionati shqiptar si Krymi, Çinari , Fangaj nuk do të jenë më të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre me Kombëtaren e drejtur nga Bushi, por do të jenë në pritje të një thirrje nga trajneri Panuçi.
Elementë cilësorë dhe të nevojshëm për kombatëren A pasi duke parë dhe mungesat nga dëmtimet, apo dhe për shkak kartonash do të jetë e nevojshme thirrja e tyre. Disa prej tyre e kanë provuar shijen e fanellës së kombëtares së madhe pasi janë thirrur nga trajneri Panuçi, ndërsa disa të tjerë mbeten ende në pritje të ftesës.
Kujtomë që Shqipëria do të luaj dy sfida në muajin nëntor një për kualifikuese e UEFA NATIONAL LEAGUE, dhe ndeshja tjetër miqësore ku mund të jetë një mundësi e artë për lojtarët e rinj për treguar veten e tyre.