Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit në këto kualifikuese ndaj Anglinës. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 18:00.
Një takim ku pavarësisht se kuqezinjtë janë kualifikuar në “Play-Off” për herë të parë në histori në një Kupë Bote, sërish do të tentojnë rezultat pozitiv, që mund t’i ndihmonte të ngjiteshin në kualifikimin e FIFA-s.
Por për duelin me “Tre Luanët”, Sylvinho është i “detyruar” të bëjë shumë ndryshime. Kjo pasi siç dihet janë 5 futbollistë me kartonë dhe nëse ndëshkohen ndaj Anglisë do të humbisnin duelin e “Play-Off”. Juljan Shehu, Mariot Mitaj, Rei Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami janë futbollistët, që në rast ndëshkimi nuk do të luajnë në gjysmëfinale.
Për këtë braziliani do të ulë në stol të rrezikuarit, ndërsa titullarë pritet ta nisin disa nga futbollistët që ishin në stol ndaj Andorrës. Timonieri i Kombëtares pavarësisht paraqitjeve jot ë mira të Armando Brojës, vazhdon ta vendosë në 11-she.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Laçi, Asllani, Berisha, Broja, Daku, Uzuni. Trajner: Sylvinho.
