Rolando Maran
Kombëtarja shqiptare do të luajë gjatë muajit qershor dy ndeshje miqësore. Më 3 qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin, ndërsa 3 ditë më vonë do të luajë ndaj Luksemburgut.
Të dyja këto sfida do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, por programi i Kombëtares nis që sot. Pikërisht ditën e sotme në orën 10:00, do të publikohet lista e kuqezinjve për këto dy ndeshje miqësore.
Ndërsa një orë më vonë, pra në 11:00, trajneri i Kombëtares dhe “arkitekti” i listës, Rolando Maran do të dalë para mediave në konferencë për shtyp. Pritet që në listë të ketë surpriza.
Poll
