Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Për mbrojtësin e LaLiga-s nuk mjaftoi finalja evropiane, ish-i i Partizanit “fitoi zemrën” e Rolando Maran që në debutim

Shkruar nga NEWSPORT
Për mbrojtësin e LaLiga-s nuk mjaftoi finalja evropiane, ish-i i
Foto ilustruese

Trajneri Rolando Maran publikoi sot listën e Kombëtares për dy ndeshjet miqësore të qershorit. Sigurisht që surprizat nuk munguan e një ndër to ishte edhe prezenca e Andi Hadrojt mes 27 emrave.

Kështu, mbrojtësi i krahut të djathtë i cili aktivizohet me Polissya në Ukrainë, “parakaloi” Ivan Balliun. Duket se finalja evropiane në Conference League me Rayo Vallecano-n nuk ka mjaftuar për mbrojtësin 34-vjeçar.

Ish-i i Partizanit fitoi garën përballë Balliut, duke i zënë vendin në Kombëtare për dy sfidat miqësore. Një zgjedhje kjo, që mesa duket lidhet edhe me moshën e Balliut, i cili është 34 vjeç, jo pak, por 7 vite më i vjetër se Hadroj.

Me Balliun shumë pranë përfundimit të karrierës në Kombëtares dhe me një Hysaj 32-vjeçar, duket se Maran kërkon të provojë elementë të rinj në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Poll

Lexo gjithashtu