Kombëtarja shqiptare do të duelojë me Anglinë në “Air Albania” në orën 18:00. Përballje kjo që i jep fund fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Por para kësaj përballje te kuqezinjtë ka “shpërthyer” festa”. Shkak për këtë është bërë Adrion Pajaziti. Kjo ditëlindje për të është e veçantë pasi e feston në grumbullim me Kombëtares.
Talenti kuqezi ka mbushur 23 vjeç ditën e sotme, teksa ka lindur në Angli dhe pikërisht në ditët që do të luajmë me “Tre Luanët” feston ditëlindjen.
Stafi i Kombëtares dhe futbollistët e tjerë janë kujdesur që ta surprizojnë, ndërsa të mbledhur të gjithë së bashku i kanë kënguar këngën “Shumë urime për ty” dhe një tortë për të fikur qirinjtë.
Padiksutim që dëshira e Pajazitit është të bëjnë një ndeshje të mirë mbrëmjen e sotme ndaj anglezve.
View this post on Instagram
