
Klubet arabe vazhdojnë të transferojnë emra të mëdhenj të futbollit europian në kampionatin e tyre. Skuadra e Al Ahli është ekipi i radhës që ka “goditur” me një afrim të bujshëm.
Klubi arab ka arritur marrëveshjen e plotë me Roberto Firmino. Braziliani i cili e mbylli aventurën e tij me Liverpool-in pas përfundimit të kontratës në fund të këtij sezoni ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Gjithçka është e kryer dhe gjërat janë në hapat e fundit për të nënshkruar marrëveshjen. Kontrata e brazilianit do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026-të. Firimino do të gjejë tek ekipi i ri një tjetër ish-lojtar të Premier League. Ai do të bashkohet me Edouard Mendy, portieri i cili u transferua nga Chelsea drejtë Al Ahli.