Manchester City është gati për të mbyllur transferimin e Mateo Kovacic, raporton ESPN. Kampionët e Europës janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Chelsean për të blerë direkt mesfushorin kroat. Marrëveshja, shton i njëjti burim, do të sjellë në arkat e bluve rreth 40 milionë euro.
[caption id="attachment_696939" align="alignnone" width="593"] Mateo Kovacic[/caption]
Mesfushori 29-vjeçar ka edhe një vit kontrat me londinezët dhe pas 5 sezoneve me Chelsean ai tani i jep fund bashkëpunimit. Gjatë këtyre 5 viteve ai zhvilloi 221 ndeshje duke shënuar 6 gola e 15 asiste ndërsa në repertorin e trofeve numëron 4 të tillë: Champions League, Europa League, Botërori i Klubeve dhe Superkupa Europiane.
Mungojnë vetëm detajet e fundit, më pas ish-lojtari i Interit dhe Real Madrid do të kalojë në urdhërat e Guardiolës.