Tomori ka zhgënjyer në pjesën e parë të këtij sezonit. Beratasit aktualisht ndodhen në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me 10 pikë pas 16 javësh.
Drejtuesit kërkojnë të shpëtojnë sezonin dhe në këtë merkato janë treguar aktiv në afrimin e lojtarëve për të çuar ekipin drejt rezultateve pozitive. Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet e ditur se beratasit kanë arritur marrëveshjen me dy lojtarë.
Aldrit Oshafi dhe Jeffersom Dede kanë arritur akord me klubin dhe mungon vetëm firma. Për të parin në fakt është një rikthim në Berat pas aventurës me Malishevën në Superligën e Kosovës, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe me Teutën, ndërsa i dyti vjen nga ekipi i Vorës.
[caption id="attachment_718909" align="alignnone" width="418"] Aldrit Oshafi[/caption]
[caption id="attachment_718910" align="alignnone" width="421"] Jeffersom Dede[/caption]