Luzi 2008 po mundohet që këtë merkato të afrojë lojtarë cilësorë që në sezonin e ardhshëm pse jo të jetë në gjendje për të luftuar ngjitjen në Superiore.
Sipas “Kategoria e Parë”, klubi kavajas ka arritur akordin me Arben Bajramin që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e KF Teteks. Mbrojtësi ka mbërritur në Kavajë ku i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit.
Ditën e sotme pritet që të hidhet dhe firma mbi kontrata. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në fundin e sezonin të ardhshëm, pra një kontratë 1-vjeçare.