Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ I preferuari i Ilir DAJËS, firma ndan talentin e Superiores nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ I preferuari i Ilir DAJËS, firma ndan talentin e Superiores nga


Arinaldo Rrapaj është një hap larg Partizanit. Siç është bërë e ditur javë më parë të kuqtë kanë shfaqur interes për mesfushorin vlonjat i cili ka treguar se është një nga talentët e futbollit shqiptar. Është vetëm 18-vjeç, por në fushë luan si një lojtar që ka vite në elitë.

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije për Newsport.al se Ilir Daja, edhe pse s'është konfirmuar ende, e do në organikën e kuqe. Tekniku kryeqytetas e njeh mirë, pasi dy vite më parë e futi si titullar te Flamurtari duke arritur të kapë vendet e para me një skuadër që kishte muaj pa u paguar.

Siç raportojnë burimet për Newsport.al, sot është hapur zyrtarisht merkato dhe kanë nisur tratativat për transferimin e tij në kryeqytet. Fillimisht duhet edhe leja e klubit vlonjat për ta lënë të lirë, por vështirë se do ta pengojnë për të qenë në elitë një futbollist si Arinaldo Rrapaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga