
Milani ka bërë goditjen e parë për sezonin e ri. Kuqezinjtë siguruan Champions League pas 7 vitesh, ndërsa tani kanë nisur të mendojnë për afrimet që do të bëjnë.
Klubi ka arritur akordin me lojtarin e parë dhe bëhet fjalë për Mike Maignan. Portieri 25-vjeçari i Lille shihet si pasuesi i Donnarummas që nuk ka pranuar rinovimin e me shumë mundësi do të largohet.
Te Milani nuk duan të jenë të papërgatitur e për këtë arsye kanë gjetur marrëveshjen me Maignan. Portieri francez do t'i kushtojë Milanit 15 milionë euro plus bonuse, , ndërsa do të firmosë një kontratë 5 vjeçare me kuqezinjtë me një pagë prej 3 milionë euro në sezon.
Poll