
Milani vjen me lajme të mira përpara ndeshjes së kthimit ndaj Interit në gjysmëfinalet e UEFA Champions League. Sot ata kanë nëshkruar një kontratë të re me sulmuesin, Rafaele Leao, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano. Portugezi mungoi në ndeshjën e parë të EuroDerbit ku skuadra e tij u mposht 2-0 nga zikaltërit.
24-vjeçari ka qenë pika kyçe e kuqezinjëve këtë sezon ku në 3 ndeshje të munguara gjatë vitit 2023, Milani është mposhtur në të 3-ja ndeshjet. Sot ata vijnë më lajme të mira për tifozët e tyre pasi kanë nënshkruar një kontratë të re me sulmuesin.
Leao ka firmosur një deri në qershorë të 2028 me një klauzolë largimi prej 175 milonë eurosh. Në kontartën e re ai do të përfitojë 5 milionë euro neto në sezon plus bonuset. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.